Google ADS

Ndahen 138 mijë euro për zgjedhjet në Mitrovicën veriore

09:41 | 30 Tetor 2020
M. A.

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e KQZ-së për transferimin e mjeteve nga kategoria shpenzime kapitale në kategorinë mallra dhe shërbime për zgjedhjet në Mitrovicën veriore.

Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami ka thënë se KQZ-ja ka kërkuar transferin e mjeteve në shumë prej 138 mijë euro për zgjedhjet në Mitrovicë.

“KQZ-ja ka kërkuar transfer të mjeteve ne shumë prej 138 mijë euro, për mbajtjen e zgjedhjeve në komunën e Mitrovicës”, ka thënë Bajrami.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme