Kryeministri Hoti shpreh ngushëllime pas vdekjes së artistit, Avni Mula

08:13 | 30 Tetor 2020
M. A.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së artistit shqiptar, Avni Mula.

Hoti në Facebook ka shkruar se lajmin për ndarjen nga jeta të Mulës e ka pritur me pikëllim të madh.

“Me pikëllim e mora lajmin për ndarjen nga jeta të artistit të madh shqiptar, Avni Mula”, ka shkruar ai.

Kryeministri i ka shprehur ngushëllime familjarëve.

“Ngushëllime të sinqerta Inva Mulës, të gjithë familjes dhe komunitetit të artistëve. Vepra e çmuar e kompozitorit dhe baritonit tonë, do të jetojë gjatë edhe për brezat që do të vijnë”, ka shkruar Hoti./arbresh.info/

 

Të ngjashme