Google ADS

Projektbuxheti 2.4 miliardë sot në mbledhje të Qeverisë

07:18 | 30 Tetor 2020
V. S.

Sot pritet të miratohet në mbledhjen e Qeverisë projektbuxheti për vitin 2021. Buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 2.4 miliardë euro ose 200 milionë euro më pak se buxheti i sivjetmë.

Zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi pret që sot të miratohet projektbuxheti në qeveri,

“Ne presim që me u miratua projektbuxheti në Qeveri, pastaj ashtu siç kërkohet me ligj me u bartur në Kuvend dhe ka afat që deri ën fund të vitit me u miratua. Kështu që ne jemi gati me procesin buxhetor, përkundër që ka qenë një proces shumë sfidues, këtë vit për shkak të situatës së re me I shkurtua kufijtë buxhetor në krahasim me projeksionet që kanë qenë më herët”, thotë Krasniqi./RTK/

Të ngjashme