Google ADS

Bleona Qereti publikon foto me Grenellin, e quan “yll”

23:34 | 29 Tetor 2020
A. B.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, prej më shumë se një dekade tashmë jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka shfaqur hapur mbështetjen e saj për kandidatin republikan, Donald Trump, në zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen në Amerikë më 3 nëntor, shkruan portali arbresh.info

Bleona së fundi është takuar e emisarin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në ‘facebook’.

Bleona përndryshe javën e kaluar publikoi një fotografi në rrjetet sociale, ku tregoi se kishte marrë pjesë në një nga debatet presidenciale të Biden dhe Trumpit, gjersa kishte shprehur mbështetjen për këtë të fundit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme