Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka thënë se është i prekur thellë nga sulmet terroriste që kanë ndodhur sot në Francë.
Veliu ka pohuar se sulmet e tilla, kudo që ndodhin në botë, tronditin ndërgjegjen njerëzore dhe si të tilla nuk njohin fe, as racë.
“Jam i prekur thellë nga sulmet terroriste që ndodhën sot në Francë. Sulmet e tilla, kudo që ndodhin në botë, tronditin ndërgjegjen njerëzore dhe si të tilla nuk njohin fe, as racë. Në këto momente të rënda për popullin francez bashkëndjejmë me familjet e viktimave të pafajshme. Sot dhe gjithmonë, bota e lirë është me popullin francez”, ka shkruar Veliu në Facebook.
Ndryshe, tashmë autoritetet franceze kanë zbuluar identitetin e personit që kreu sulmin në Nice të Francës, ku la të vdekur tre persona.
Bëhet fjalë për emigrantin 21-vjeçar nga Tunizia, Brahim Aoussaoui, i cili vrau tre persona sot në katedralen Notre Dame, ku madje njërës prej viktimave ia ka prerë kokën./arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin