Si pasojë e virusit të rrezikshëm COVID-19, 35-vjeçari nga Shkupi mbrëmë pas mesnatës humbi jetën. Ende nuk ka informacione nëse pacienti ka pasur probleme tjera shëndetësore.
Sot Instituti për Shëndet Publik regjistroi 14 pacientë të vdekur. Prej tyre pesë pacientë janë nga Shkupi (35, 82, 53, 90 dhe 77 vjet), Prilepi (54), Tetova (88), Stuga (66), Velesi (78), Manastiri (76), Radovishi (66), Resnja (83) dhe Strumica (63 dhe 68 vjet), njofton Telegrafi Maqedoni.
ISHP po ashtu sot regjistroi edhe 223 pacientë të shëruar dhe momentalisht në Maqedoninë e Veriut ka 8.587 raste aktive.
Që nga fillimi i epidemisë në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar 29.558 pacientë, ku prej tyre 19.994 janë shëruar dhe 977 kanë humbur jetën.
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...