Google ADS

Besimi: Qindra mijëra qytetarë dhe mijëra ndërmarrje presin rebalancin dhe pakon e katërt të masave

18:40 | 29 Tetor 2020
L G

Mbështetja financiare për fëmijët pa prindër, skicimi i sektorëve strategjik industrial në rajonin e Ohrit, ndërtimi i një pjese të krahut të tretë për sistem ujësjellës në fshatin Likovë dhe furnizimi me ujë në Reçicë të Vogël, përfundimi i stacionit të filtrimit në Shtip dhe Karbinci, restaurimi i urës në fshatin Ulancë, mjete plotësuese për mirëmbajtjen e lokaliteteve arkeologjike dhe mjeteve për organizimin e oficerëve rezervë.

Kjo, siç tha ministri i Financave Fatmir Besimi, janë amendamentet që janë implementuar në rebalancin që është për shqyrtim dhe aprovim në Kuvend prej sot.

“Qindra mijëra qytetarë dhe mijëra ndërmarrje presin nga Kuvendi ta miratojë këtë Rebalancë, në mënyrë që të mund t’i thithin masat nga Pakoja e katërt, që do t’ua lehtësojnë efektet nga kriza dhe do t’u ndihmojnë me përballjen e kësaj vale të dytë që është duke ndodhur”, tha ministri duke arsyetuar propozimin para deputetëve.

Ai thekson se efektiviteti i Pakos së katërt të masave kundër krizës varet nga miratimi i këtij rebalanci dhe se me të sigurohen mjete për realizimin e masave si: mbështetje financiare për punëdhënësit për pagesën e pagave në tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit 2020, mbështetje financiare për kategoritë e rrezikuara të prekura nga COVID-19 për pagesën e produkteve dhe shërbimeve vendore te sektorët më të prekur, mbështetje të prodhuesve, përpunuesve dhe eksportuesve të rrushit, verës me shumicë dhe verës me shishe, mbështetje të veprimtarisë ciceron turistik, të regjistruar si ushtrues të mëvetësishëm të veprimtarisë, kthim të taksës turistike për vitin 2019. Kthim të mjeteve nga Fundjava pa TVSH, me ç’rast për qytetarët që janë regjistruar në aplikacionin “MojDDV” do të bëhet kthim i shumës së tërë të TVSH-së për produkte dhe shërbime të blera vendore dhe pajisje kompjuterike për qarkullim deri 30.000 denarë, skemë garantuese shtetërore dhe garanci doganore përmes Bankës zhvillimore, granteve për agjenci turistike, kënde për lojëra dhe restorante për dasma, tha ministri, duke e arsyetuar propozimin para deputetëve.

Masat, siç thekson ai, janë përgjigje ndaj vazhdimit të krizës shëndetësore-ekonomike me qëllim të mbështetjes së amvisërive dhe konsumit të tyre, ndihmë për ndërmarrjet me qëllim të ruajtjes së vendeve të punës dhe përmirësimit të likuiditetit të tyre, por edhe mbështetjen e tyre për investimet dhe eksportin.

Masat, sipas tij, do të kontribuojnë drejt zbutjes së rënies te konsumi privat dhe investimet, e me këtë edhe mbi aktivitetin e përgjithshëm ekonomik, që do të shënojë rënie edhe në kuartalin e tretë dhe të katërt, ndërsa kthimi në rrugën e rritjes ekonomike pritet të jetë më i ngadalshëm në raport me projeksionet paraprake.

Me rishikimin e projeksioneve të reviduara për aktivitete ekonomike për sivjet pritet të shënojë rënie prej 4,4 për qind, që ka të bëjë me rënien e parashikuar të konsumit privat prej 4 për qind dhe bruto-investimet prej 10,2 për qind në bazë reale, në kushte të rënies së projektuar të të ardhurave në dispozicion të amvisërive, pasiguri e rritur dhe besim i përkeqësuar i subjekteve afariste. Konsumi publik është parashikuar të shënojë rritje reale prej 2,4 për qind si rezultat i të ardhurave të rritura për përballje me krizë shëndetësore, e në kushte të rënies së eksportit të mallrave dhe shërbimeve prej 17 për qind dhe të importit të mallrave dhe shërbimeve prej 15,5 për qind në bazë reale, neto-kërkesa eksportuese pritet të ketë kontribut pozitiv në aktivitetin ekonomik. Projeksioni i reviduar i normës së inflacionit arrin 1 për qind.

Të ardhurat e përgjithshme me ndryshimet dhe plotësimit e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020 janë planifikuar në nivelin prej 196,3 miliardë denarëve dhe të njëjtat janë planifikuar në thuajse nivel identik në raport me planin, duke marrë parasysh se me ndryshimet dhe plotësimet paraprake të Buxhetit të njëjtat ishin planifikuar në nivel më të ulët për 11,5 për qind në raport me projeksionet iniciale të Buxhetit.

Shpenzimet e përgjithshme janë planifikuar në nivelin prej 252,8 miliardë denarë ose për 5,5 për qind, gjegjësisht për rreth 13 miliardë denarë më të larta në raport me Buxhetin inicial për vitin 2020 (para krizës së KOVID-it).

Në bazë të të ardhurave dhe shpenzimeve të planifikuara, deficiti është i pozicionuar në shumë prej 56,5 miliardë denarë, gjegjësisht 8,5 për qind të BPV-së.

Duke marrë parasysh rrethanat e krijuara, ministri theksoi se janë kryer ndryshime në raport me projeksionet iniciale të anës shpenzuese të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, para së gjithash për zbatimin e aktiviteteve të parashikuara me setin e katërt të masave.

Shpenzimet për pagesën e pagave janë projektuar në nivelin prej 30,1 miliardë denarë, gjegjësisht në nivel të njëjtë në raport me planin. Shpenzimet për mallra dhe shërbime janë planifikuar në shumë prej rreth 18 miliardë denarë ose për rreth 0,8 miliardë denarë më pak në raport me planin për vitin 2020, si rezultat i masave për barazim në minimum të të gjitha shpenzimeve më pak parësore të Buxhetit, që në mënyrë thelbësore dhe të drejtpërdrejt nuk janë të lidhura me përballjen nga virusi korona, pa u prishur me këtë rast shlyerja e rregullt e obligimeve të shfrytëzuesve të buxhetit. Në këto suaza janë siguruar mjete plotësuese në sektorin shëndetësor për aktivitete që drejtpërdrejt kontribuojnë në luftën kundër krizës shëndetësore, e që kanë të bëjnë me furnizimin e ilaçeve, imunizimin e popullatës dhe mjete të tjera të domosdoshme dhe mbështetjen e të punësuarve që janë drejtpërdrejtë të përfshirë në luftën kundër pandemisë.

Transferimet rrjedhëse janë planifikuar në nivel prej 177,3 miliardë denarë ose për rreth 11,2 miliardë denarë më të larta në raport me planin për vitin 2020, e që kanë të bëjnë para së gjithash me masat e ndërmarra për sigurimin e mjeteve për implementimin e masave ekonomike të miratuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për përballje me krizën e shkaktuar nga pandemia e virusit Korona COVID-19, e që do të kenë impakt të drejtpërdrejt në ekonominë reale dhe ndihmën e drejtpërdrejt për konsumin privat.

Me rishikimin janë parashikuar 4,3 miliardë denarë për mbështetje financiare për pagesën e pagës së të punësuarve në sektorin privat me kompensim në interval prej 14,500 deri 21,776 denarë, në kompani që kanë rënie më të madhe të të ardhurave si pasojë e pandemisë, 1,6 miliardë denarë për mbështetje financiare të kategorive të rrezikuara të prekura nga COVID-19 për pagesën e produkteve dhe shërbimeve vendore te sektorët e prekur, 412 milionë denarë për Mbështetje të prodhuesve, përpunuesve dhe eksportuesve të rrushit, verës me shumicë dhe verës me shishe, 9,8 milionë denarë për Mbështetje të veprimtarisë Ciceron turistik, të regjistruar si ushtrues të mëvetësishëm të veprimtarisë, 120 milionë denarë për kthimin e taksës turistike për vitin 2019, për bujti të realizuara, 66,85 milionë denarë kthim për Fundjavë pa TVSH, 799 milionë denarë për skemën e garantuar shtetërore për qasje më të lehtë deri te mjetet financiare për mbështetjen e sektorit privat, përmes marrjen e një pjese të rrezikut kreditor dhe 330 milionë denarë për grante për agjenci turistike, kënde për lojëra dhe restorante për dasma.

Shpenzimet kapitale janë planifikuar në nivelin prej 19,1 miliardë denarë ose për 0,5 miliardë denarë më të ulëta në raport me planin për vitin 2020, ndërsa janë rezultat i aktiviteteve të ngadalësuara ekonomike, prolongim të investimeve investuese për shkak të veprimeve zgjedhore, si dhe masa për t’u përmbajtur nga furnizimi i mobilieve, pajisjes dhe automjeteve, që në mënyrë substanciale dhe drejtpërdrejtë nuk janë të lidhura me përballjen me krizën shëndetësore-ekonomike të shkaktuar nga virusi COVID-19.

Ministri bëri të ditur se deficiti i projektuar për vitin 2020 në shumë prej 56,6 miliardë denarë, shlyerje në bazë të pjesës kryesore të borxhit të jashtëm në shumë prej 26,9 miliardë denarëve dhe shlyerje të borxhit vendor në shumë prej 15,3 miliardë denarëve do të financohen përmes huazimit jashtë vendit dhe në tregun vendor të letrave shtetërore me vlerë.

Shlyerja e pjesës kryesore në bazë të borxhit të jashtëm, siç u shpreh, e përfshin servisimin e rregullt të obligimeve sipas borxhit të jashtëm, duke përfshirë edhe këstin e fundit nga PBG huaja në shumë prej 155 milionë eurove si dhe një pjesë të eurobonos të lëshuar në vitin 2015 në shumë prej 178 milionë eurove, derisa shlyerja e borxhit vendor i përfshin shlyerjet e obligacioneve shtetërore në shumë prej 6,6 miliardë denarëve dhe shlyerje të obligacioneve strukturore në shumë prej 491 milionë denarë, si dhe shlyerje të kredisë afatshkurtër nga bankat vendore në shumë prej 8.17 miliardë denarëve.

Në kuadër të huazimit vendor prej 36,3 miliardë denarëve do të realizohet përmes tregut vendor të letrave shtetërore me vlerë në shumë prej 8,17 miliardë denarë, si dhe huazim të tregut vendor të letrave shtetërore me vlerë në shumë prej 28,1 miliardë denarë me shlyerje të njëhershme të obligacioneve shtetërore në shumë prej 6,6 miliardë denarëve, me ç’rast do të realizohet shumë maksimale i neto huazimit përmes letrave shtetërore me vlerë në shumë prej 21,5 miliardë denarë që do të shfrytëzohen për financimin e nevojave në vitin rrjedhës 2020 si dhe për financimin e pjesshëm të vitit 2021.

Huazimi jashtë vendit, sipas ministrit, u realizua përmes tërheqjes së mjeteve nga kreditë e volitshme nga institucionet e huaja financiare të dedikuara për financimin e projekteve duke përfshirë edhe huan nga FMN-ja në shumë prej 176 milionë euro dhe hua prej BE-së për mbështetje makro-financiare në shumë prej 80 milionë euro, si dhe përmes eurobonos në shumë prej 700 milionë euro.

Ministri kërkoi nga deputetët që në rreken në mënyrë të përgjegjshme dhe të arsyeshme drejt shqyrtimit dhe miratimit të rebalancit, meqë, siç u shpreh, në këtë krizë të kovidit e mira më e madhe për qytetarët dhe ekonominë është efektiviteti i pakos së katërt të masave.

Debati i rebalancit në përputhje me Rregulloren zgjatë pesë ditë pune.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme