Ministria e Financave fton bizneset që t’i përditësojnë të dhënat në sistemin EDI të ATK-së

16:18 | 29 Tetor 2020
Arbresh.info

Ministria e Financave fton bizneset që ende nuk e kanë bërë përditësimin e të dhënave të tyre në sistemin EDI të ATK-së që ta kryejnë sa më shpejt këtë proces në mënyrë që të hapin rrugë për përmbylljen e ekzekutimit të pagesës për masën e subvencionimit të linjës së pagave për bizneset aktive, sipas vendimeve të Qeverisë së Kosovës Nr. 10/33 dhe Nr. 14/34 dhe Nr. 1/35.

Nga numri i përgjithshëm prej 36,679 bizneseve që përfitojnë nga kjo masë, deri më datë 26.10.2020 të dhënat i kanë freskuar 30,750 biznese, shkruan Arbresh.info.

Përditësimi i të dhënave në afat sa më të shpejt do t’i mundësojë MF-së që të përmbyll plotësisht ekzekutimin e pagesave për bizneset që ende nuk e kanë bërë freskimin e të dhënave në sistemin EDI të Administratës Tatimore të Kosovës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme