Ambasada amerikane me një reagim në twitter shprehet se SHBA-të mbështesin plotësisht procesin për të rekrutuar dhe përzgjedhur hetuesit e BKH-së.
“SHBA mbështesin plotësisht procesin objektiv dhe të bazuar në merita të Shqipërisë për të rekrutuar dhe përzgjedhur hetuesit e BKH-së. Këto standarde të zbatimit të ligjit të aftësive fizike dhe intelektuale janë thelbësore që BKH-ja të përmbushë mandatin e saj”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Ndërkohë ky reagim i ambasadës vjen pas kallëzimit nga kandidatët për komisionin e BKH për përzgjedhjen e hetuesve.
Ndërkohë SPAK deklaroi dje se kriteret për t’u bërë një hetues janë të vështira dhe janë zgjedhur të tilla për të krijuar një grup unik dhe të përzgjedhur hetuesish.
Të gjithë hapat e procesit të përzgjedhjes, shumë prej tyre të ndërtuar sipas modelit të FBI në Shtetet e Bashkuara, janë rishikuar prej një Komisioni Ndërkombëtar për të siguruar një proces të drejtë dhe transparencë këmbëngul SPAK që edhe më herët kishte paralajmëruar se standardet e larta të konkurrimit do të sigurojnë që hetuesit shqiptare të BKH të jenë të përgatitur dhe të aftë për të kryer punën e vështirë që i pret.
Në fakt edhe në faqen zyrtare të FBI gjatë rekrutimit të konkurrenteve , ata paralajmërohen se duhet të jenë të përgatitur psikologjikisht dhe fizikisht për punën që i pret si dhe tregohet se çfarë sprovash i presin./TCh/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...