Google ADS

Policia e Shkupit gjobit 287 shoferë, 15 për mosposedim të lejes për vozitje

12:42 | 29 Tetor 2020
Arbresh.info

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollet e përforcuara aksionare në komunikacion.

Në suaza të këtyre kontrolleve, policia dje në Shkup janë sanksionuar 287 shoferë.

“Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 287 sanksione, mes të cilave edhe për tejkalim të shpejtësisë së lejuar të lëvizjes 4 shkelje, 11 masa për automjete të parregulluara teknike dhe të paregjistruara, 15 për vozitje pa patentë shoferi, 72 masa për parkim të padrejtë ndërsa 58 automjete janë mënjanuar me automjetin special “karrotrec”. Janë shqiptuar 123 sanksione për mosmbajtje të maskës mbrojtëse”, informojnë nga MPB.

Nga MPB paralajmërojnë se kontrollet e përforcuara të komunikacionit vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë që qytetarët t’i respektojnë rregullat e komunikacionit./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme