Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi dhe ministri i Transportit të Maqedonisë së Veriut, Blagoj Boçvarski janë takuar sot për të diskutuar projekte të mëdha që ndërlidhin dy shtetet në fushën e infrastrukturës.
Në një konferencë për media, theksuan punimet e autostradës që do të lidh Maqedoninë e Veriut me Kosovën, shkruan arbresh.info.
Ministri maqedonas, Blagoj Boçvarski dha se faza e parë e punimeve është duke vazhduar dhe sipas tij brenda 3 viteve do të përfundoj kjo autostradë.
“Faza e parë e punimeve është duke u zhvilluar dhe 2 kilometrat janë duke u punuar. Autostrada tërësisht nga ana jonë do të kushtoj 100 e 10 milionë euro dhe do të mundohemi ta përfundojmë ma shpejt”.
“Përfundimi pritet të jetë në vitin 2022. Është në pyetje një terren shumë serioz me pikat që ballafaqohemi. Jemi në pritje që të realizohet brenda 3 viteve në komplet”, tha ministri Boçvarski.
E ministri Arban Abrashi tha se përpos kësaj pike janë edhe shumë pika tjera që dy shtetet do të fillojnë të punojnë.
“Janë disa pika që do të fillojmë të punojmë. Kanë të bëjnë me çështje që ndërlidhen me ndërlidhje më të mirë të bizneseve dhe qytetarëve mes dy shteteve”, tha ministri Abrashi.
Ata biseduan edhe për temat që kanë të bëjnë më fushën e transportit dhe zhvillimin ekonomik në dy shtetet./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...