Ndotja e ajrit më e madhe gjatë mbrëmjes

13:05 | 29 Tetor 2020
Arbresh.info

Ndotja më e madhe e ajrit është në mbrëmje. Këtë e tregojnë grafikonet e Ministrisë së ambientit jetësor në të cilat shihet se pas orës 17 në ajër rritet koncentrimi i grimcave. Në atë periudhë qytetarët kthehen nga puna, ka rrëmujë nëpër rrugë, ndërsa nëpër shtëpi ndizen shporetet. Sipas grafikonëve, ajri nuk është i ndotur shumë në orët e para të mëngjesit dhe të paradites, periudhë kur nuk ka shumë trafik. Para dy ditëve ndotje më të madhe të ajrit kishte në Kavadar me 361 mikrogram PM 10 në ajër.

Në Kumanovë mbrëmë u matën 291 mikrogram PM 10, ndërsa në Lisiçe të Shkupit kishte 280 mikrogram grimca PM 10 në ajër.

Këto numra janë 5 deri 7 herë më të mëdha sesa kufiri i lejuar i ndotjes. Qeveria thotë se po ndërmerren masa.

Jo më kot janë ato projekte për zëvendësimin e shporetëve të vjetër dhe përmirësimin në atë pjesë, për tu zëvendësuar me lëndë djegëse që nuk do ta ndotin mjedisin, kështu që unë thjesht do të shtoja se kjo është pjesë e problemit dhe sigurisht që duhet të vazhdojmë të punojnë së bashku me qytetarët dhe institucionet në atë drejtim- deklaroi Dushko Arskovski, Zëdhënës i Qeverisë.

Nga sot janë vendosur dy pajisje për monitorimin e ajrit 24-orë në Shkup – në Karposh dhe Lisiçe, të cilat do të mbledhin të dhëna për cilësinë e ajrit 24 orë në ditë për 12 muajt e ardhshëm. Analiza e të dhënave të marra do të zbulojë më saktësisht burimet individuale të ndotjes së ajrit në qytet, thonë nga UNDP.

Me gati 9 milion euro, para nga Banka Botërore vitin e ardhshëm, komunat do të jenë në gjendje të përdorin projekte për efikasitet energjetik. Do të kryhen rikonstruime të objekteve komunale. Komunat do të jenë në gjendje të aplikojnë për zëvendësimin e ngrohjes në shkolla me ato ekologjike, thanë nga Ministria e Ekonomisë në emisionin Magazina Ekonomike.

Ndërtesat duhet të plotësojnë kriteret e vendosura më parë, të cilat duhet të jenë rezistente në aspektin sizmik, të jenë të paktën 10 vjet të vjetra- pohoi Valentina Stardelova, Ministria e Ekonomisë.

Për vitin e ardhshëm, ekonomia paralajmëroi sigurimin e subvencioneve për qytetarët. Subvencione do të jepen për panele diellore fotovoltaike për çatitë e amvisërive që do të zëvendësojnë energjinë elektrike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme