Zëvendësministri Bayrami vizitoi Qendrën e Azilit në Lipjan

09:54 | 29 Tetor 2020
M. A.

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Yildiray Bayrami, njëherësh Koordinator Nacional për Migrim, vizitoi Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit.

Aty u takua me udhëheqësin e kësaj Qendre, Fitim Zariqi, me të cilin biseduan për punën e Qendrës, për shërbimet që janë duke iu ofruar të strehuarve si dhe për sfidat me të cilat po përballet ky si institucion.

Pasi u informua për gjendjen reale në këtë strehimore, zëvendësministri Bayrami, u zotua se Ministria Punëve të Brendshme por edhe Qeveria e Republikës së Kosovës do të bëjnë çmos për ta mbështetur këtë Qendër, me qëllim që punët dhe veprimtaritë e parapara për azil-kërkuesit dhe jetën e tyre të zbatohen me sukses.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme