Google ADS

Maqedoni, miratohen masa të reja kundër COVID-19

09:29 | 29 Tetor 2020
Arbresh.info

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut i ka miratuar ndryshimet ligjore në Ligjin për mbrojtje të popullsisë nga sëmundjet infektive, të cilat hyjnë në fuqi që sot, pas shpalljes në Gazetën Zyrtare.

Ligji parasheh mbajtje të maskës edhe në ambiente të hapura, që nga dalja nga shtëpia. Megjithatë, kjo masë nuk do të vlejë për:

– personat që bëjnë sport në ambiente të hapura
– shoferët kur janë vetë në makina ose me anëtarët e familjes që jetojnë së bashku
– gjatë qëndrimit në oborr të shtëpisë vetë ose me anëtarët e familjes
– gjatë qëndrimit në restorante, por me respektimin e protokolleve specifike për mbrojtje (distancë, dezinfektim dhe të ngjashme)
– nëse përdoret pajisje tjetër specifike për mbrojtje varësisht nga vendi i punës
– për personat nën moshën 6 vjeçare
– për personat që kanë gjendje shëndetësore specifike (janë me nevoja të veçanta dhe bartja e maskës do të shkaktonte probleme).

Për mosmbajtjen e maskës në ambiente të hapura, parashihet gjobë prej 20 eurove, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me ndryshimet e votuara mbrëmë, është rregulluar edhe vetizolimi, gjegjësisht do të jetë i detyrueshëm gjatë testimit (që nga caktimi i terminit, deri në marrjen e rezultateve).

Gjithashtu do të ndalohet grupimi në ambiente publike, pas orës 22:00.

Këto masa do të vlejnë derisa ekziston rreziku për përhapjen e epidemisë.

Qeveria është ajo që me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë do të vendosë se cilat masa në cilën periudhë kohore do të zbatohen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme