Posti i Presidentit po i përçan partitë politike.
Deri në zgjedhjen e një kandidati për të parin e shtetit këtë funksion mund ta drejtojë Vjosa Osmani, që aktualisht është kryetare e Kuvendit, shkruan arbresh.info.
Sipas profesorit Mazllum Baraliu, propozimi i Vjosa Osmanit për postin e presidentes në këtë kohë është i duhur.
“Deri në 6 muaj mund ta ushtroj detyrën e presidentit por sido qoftë do të ishte ndoshta zgjedhja më e mirë Vjosa Osmani. Ne këtë situatë që jemi dhe më votat që ka fituar dhe përkushtimin e saj dhe në rrethana që jemi është propozim më i mirë pasi posti i Presidenti po na sjell gjithmonë problem. Ushtrimi i detyrës nga Vjosa për momentin do të ishte zgjedhja më e mirë deri sa të kemi një stabilizim në politikë”, tha ai për Arbresh.info.
Situata politike e krijuar për postin e Presidentit erdhi pas propozim-aktakuzës që Gjykata Speciale bëri për presidentin Hashim Thaçin.
Për analistin politik Shkodran Ramadani, Vjosa Osmani edhe mund të çojë mandatin deri në fund si Presidente.
“Nëse partnerët e koalicionit aktual nuk merren vesh Vjosa Osmani do të rri deri në fund si presidente. Nëse këto parti politike që janë në qeveri nuk gjejnë zgjidhje për një kandidat të përbashkët për President. AAK-ja, e ka bërë tashmë të qartë qëndrimin e tyre se s’pranojnë tjetër kandidat, përveç Ramush Haradinajt për President. Gjasat që Vjosa Osmani ta përfundoj si ushtrues mandatin e Presidentit janë të mëdha”, tha Ramadani për Arbresh.info.
Sipas Ramadanit zgjedhjet janë alternativa e fundit.
“E dimë që PDK i ka preferencat e veta dhe ka thënë qqë nuk e votojnë Ramush Haradinaj, në anën tjetër edhe LDK tashmë ka përmendur emrin e Isa Mustafës për president. Vendi mund të shkojë zgjedhje nëse veç konfirmohet aktakuza ndaj z.Thaçit por gjasat janë të mëdha që Vjosa ta përfundoj mandatin tij”, ka deklaruar Ramadani.
Ndryshe, Vjosa Osmani kur është pyetur për udhëheqjen e presidencës ka thënë se do të ishte nder dhe përgjegjësi ta ushtojë këtë post që sipas saj do ta bëjë me përgjegjësi të lartë./V.Selimi/arbresh.info/
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...