Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese duhet të pranohet, pasi në këtë mënyrë rruhet kredibiliteti i gjykatës.
Ai ka folur në Interaktiv në KTV në lidhje se mund të ketë një vendim të Kushtetutës në lidhje me rastin e deputetit Etem Arifi.
“Është çështje e vendimit të Kushtetëutës dhe është vendim autonom i gjykatës., çdo vendim duhet të respektohet, dhe deri tani në shumicën ësahtë raespektuar. Vendimet me president, e zgjedhet e parakohshme, krijimin e koalicioneve. Çdo vendim i tillë duhet të përkrahet nga partitë politike, pasi kështu ruhet autoriteti i Kushtetuës, po ashtu mbahet edhe stabviliteti politik e institucional i vendit”,, ka thënë Isufi.
Ai ka treguar edhe për takimin e sotëm të liderëve të partive në pushtet.
“Kohëve të fundit ka takime më të shpeshta, qoftë mes liderëve politikë që janë takime të zakonshme të përsëritura, por edhe takime të veçanta që kanë të bëjnë me zhvillimet e fundit.Këto zhvillime tregojnë për situatën e brendshme në Kosovë, çështjen e pandemisë, politikave të jashtme që ka ndikuar në zhvillimet e mëtutjeshme e që përmes takimeve të ndryshme që ka nevojë për konsultim të përbashkët të institucioneve e të partive politike, për t’u koordinuar për veprimet të cilat janë të domosdoshme për Koësovën. Qoftë për funksionin e brendshëm, e qoftë edhe për bisedimet që janë temë e vazhdueshme për Kosovën”, ka thënë Isufi./koha.net/
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen