Trump në fushatë: Pas marrëveshjes, Hoti dhe Vuçiq treguan sa shumë e duan njëri-tjetrin

23:45 | 28 Tetor 2020
Arditë Shkodra

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë fushatës së tij që po qytetin “Bullhead” të Arizonës, ka përmendur përsëri marrëveshjen e Kosovës dhe Serbisë dhe protagonistët e saj, kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq.

Trump kësaj radhe tha se pas marrëveshjes, shefat e shteteve treguan sa shumë e duan njëri-tjetrin.

Njeriu më i pushtetshëm në botë tha se Kosova dhe Serbia tash po bëjnë tregti derisa për dekada e dekata e kanë vraë njëri-tjetrin.

“Kosova dhe Serbia tani po bëjnë kryejnë marrëveshje tregtare. Ndërkohë që për dekada e dekada ata kanë vrarë njëri-tjetrin”, ka thënë Trump.

“Unë thash se nuk do të bëjë asnjë marrëveshje me ta nëse nuk i bëjmë bashkë në tavolinë kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë”, tha Trump gjatë fushatës.

Tutje, Trump tha se marrëveshja e Uashingtonit në mes të Kosovës dhe Serbisë u krye për 15 minuta dhe menjëherë pas saj filluan puthjet dhe përqafimet.

“Ne e bëmë një marrëveshje në Zyrën Ovale për 15 minuta dhe më pas filluan puthjet dhe përqafimet duke treguar se sa shumë e duan njëri-tjetrin”, është shprehur Trump.

 

Të ngjashme