Dialogu Kosovë-Serbi duket se do të ketë sërish vështirësitë e tij dhe kjo si pasojë e çështjes së Asociacionit. Tre ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes së Uashingtonit, në Bruksel, më 7 shtator, është mbajtur takimi i fundit në nivel liderësh mes Kosovës dhe Serbisë.
Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizim të marrëdhënieve mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, që vazhdojnë të kenë probleme, duket se do ta ketë të vështirë t’i kthej palët në tavolinën e bisedimeve pasi Asociacioni do të jetë pengesë për ta.
Mirëpo, po thuhet se nuk do të ketë asgjë konkrete as për dialog as për marrëveshje pa përfunduar zgjedhjet në Amerikë.
Por, sa mund të ndikojnë zgjedhjet në SHBA në stagnimin e marrëveshjes përfundimtare dhe sa do të jenë ato përcaktuese për përfundimin e dialogut nga Bashkimi Evropian kanë mohuar kategorikisht një gjë të tillë.
Në një përgjigje për lajmi.net Peter Stano, zëdhënësi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, ka bërë të ditur se zgjedhjet në SHBA nuk janë përcaktues i vazhdimit të dialogut e as marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk ka absolutisht asnjë lidhje ndërmjet afateve kohore të dialogut të lehtësuar nga BE dhe zgjedhjeve në SHBA-së”, ka thënë Stano.
Sipas Bashkimit Evropian, marrëveshja ligjërisht e detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë do të nënshkruhet kur të përfundojnë negociatat, duke mos dhënë afat përfundimtar për mbarim të negociatave të nisura tash e 8 vite, por jo me ndonjë të arrirë.
“Marrëveshja gjithëpërfshirëse ligjërisht e detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve do të nënshkruhet kur të dy palët të arrijnë të përfundojnë me sukses negociatat. Është një proces i vazhdueshëm që nuk ka afate përcaktuese”, thuhet në një përgjigje me shkrimi nga zëdhënës i BE-së.
Ai ka kujtuar edhe një deklaratë të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, i cili tha se arritja e marrëveshjes përfundimtare është cështje muajsh e jo vitesh.
Si Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell i ka thënë, pasi çështja është diskutuar nga Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së më 12 tetor në Luksemburg: “Unë personalisht besoj fuqimisht se arritja e një marrëveshje përfundimtare është një çështje e muajve, jo vite, me kusht që të dy palët angazhohen në mënyrë konstruktive. Ne nuk jemi duke përshkruar recetë, por thjesht po lehtësojmë. Ne nuk kemi ndërmend ta shpejtojmë atë artificialisht, por nuk duam që ajo të zvarritet. ”
Sidoqoftë, të enjten më 29 tetor në Bruksel pritet të zhvillohet takimi i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në nivel ekspertësh, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Kosova në nivel ekspertësh përfaqësohet nga koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni, ndërkaq Serbia përfaqësohet nga Marko Gjuriq.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...