Google ADS

Fauci kundër politizimit të bartjes së maskave shkaku i COVID-19

23:28 | 28 Tetor 2020
L G

Nuk ka dyshim se mbajtja e maskave “bën një ndryshim”, theksoi të mërkurën, Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.

“Ne nuk duam të mbyllemi plotësisht”, tha mjeku gjatë një seance virtuale të pyetjeve dhe përgjigjeve me mediat, raporton CNN.

“Nëse nuk doni të mbylleni, të paktën bëni gjërat themelore, të cilat janë me të vërtetë – vendosja e një maske”, tha Fauci.

“Ne nuk mund ta kemi këtë veshje shumë të paqëndrueshme që shihni, ku shihni disa shtete që absolutisht refuzojnë të mbajnë maskë”, shtoi ai.

Fauci shtoi se politizimi i maskave duhet të ndalet “Pothuajse bëhet një deklaratë politike. Ne duhet të largohemi nga kjo”. /Telegrafi/

Të ngjashme