Manchester United e ka mposhtur skuadrën e Leipzig me rezultat të thellë 3-0 në Old Trafford sonte. Rashford nga banka rezervë shënoi dy gola derisa goli i parë për “Djajtë e kuq” erdhi nga Greenëood. Manchester është në vendin e parë me tri pikë, pas tyre PSG që fituan sonte me rezultat 0-2 në Stamboll
Manchester United ka pasur një tjetër paraqitje të mirë në Ligën e Kampionëve duke e mposhtur me rezultat 3-0 skuadrën gjermane Leipzig.
Manchester kaluan në epërsi në minutën e 21-të. Mason Greenwood goditi topin fuqishëm, top i cili u devijua dhe përfundoi në portën e skuadrës mysafire.
Pjesa e parë do të përfundonte me këtë rezultat .
Në pjesën e dytë inkuadrimi i Marcus Rashford e bëri edhe me dinamike ndeshjen e Manchester United, pasi që ai shënoi edhe dy gola.
Goli i parë i Rashford erdhi në minutën e 76-të kurse golin e tretë ai e shënoi dy minuta më vonë, pra në minutën e 78-të. Rashford e kompletoi het-trikun në minutën e parë shtesë të ndeshjes.
United nuk do të ndalej dhe do të shënonte edhe golin e katër, e ku nga penalltia do të shënonte Anthony Martial.
Me këtë fitore, Manchester United prin e vetme në Grupin H me 6 pikë, derisa PSG është në vendin e dytë me tri pikë aq sa ka Leipzig në të tretin. Pa pikë mbetet Instanbul Basaksehir. /GazetaExpress/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë