Google ADS

Mass: Në BE nuk ka vend për shtetet që mohojnë krimet e luftës

20:52 | 28 Tetor 2020
Arditë Shkodra

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass, ka thënë këtë të mërkurë se në Bashkimin Europian nuk ka vend për shtetet të cilat mohojnë krimet e luftës, dhe jo vetëm.

Mass në një diskutim ndërkombëtar virtual, u shpreh se në BE nuk ka vend as dhe për ato shtete të cilat lartësojnë kriminelët e luftës.

”Ky vit shënon përvjetorin e 25-të të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit. Por, ende edhe sot vendi vazhdon të jetë politikisht i ndarë në linja etnike”, ka folur ai derisa i referohej situatës në Bosnje dhe Hercegovinë.

”Në një vend që dëshiron të bashkohet me BE-në, thjesht nuk ka vend për agjitacion të natyrës nacionaliste, për mohimin e krimeve të luftës ose glorifikimin e kriminelëve të luftës”, th shefi i diplomacisë gjermane, përcjell Klan Kosova.

Këto komente Heiko Mass i dha gjatë konferencës virtuale ”Të rinjtë, migracioni dhe sfidat demografike në Ballkanin Perëndimor”.

Të ngjashme