Lideri i PDK-së ka vizituar një fabrikë betoni e cila po ndërtohet në Kaçanik nga investitorë shqiptarë të diasporës e ku do të punësohen më shumë se 150 punëtorë.
Me këtë rast, Veseli ka përgëzuar kryetarin e Komunës për bashkëpunimin me investitorët në krijimin e kushteve për hapjen e fabrikës.
“Unë ndihem shumë krenar me punën shembull të kryetarit Besim Ilazi në Kaçanik, e cila është pikërishjt ajo që i duhet Kosovës, çka i duhet rinisë dhe që është edhe politikë e imja si kryetar i PDK-së. E kjo pra është punësimi i të rinjve, punësimi i njerëzve tanë në Kosovë. Është një shembull i jashtëzakonshëm se si qeverisja komunale ju ofron investitorëve tanë. Kijeni parasyshë, Zharku dhe Guri janë dy familje që po investojnë kapitalin e tyre prej miliona euro duke sjellur investime në vendlindjen e tyre. I falënderoj për këtë investim ku do të punësohen rreth 150 qytetarë. Kjo është fabrikë që do të prodhojë për Kosovën, për eksport dhe kjo është ajo që I duhet Kosovës”, tha Veseli.
Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi tha se Kuvendi Komunal i ka siguruar parcela në shfrytëzim për 99 vjet investitorëve nga diaspora ku do të ushtrojnë veprimtarinë e tyre në vendlindjen e tyre dhe ku do të hapin shumë vende të reja pune.
Edhe përfaqësuesi i kompanisë investuese tha se fabrika e tyre është fabrikë betoni e cila do të prodhojë elemente të para fabrikuara të betonit.
Ai tha se ky investim është nga diaspora dhe udhëhiqet nga bashkëatdhetari Mevlud Zharku, i cili një kompani të ngjashme betoni e ka edhe në Gjermani.
Gjatë vizitës në Kaçanik, kryetari Veseli ka vizituar edhe projektin e agro turizmit “Hangjiku” në fshatin Runjevë, nga ku u bëri thirrj qytetarëve që të vizitojnë këtë zonë të bukur të Kosovës.
Më pas, kreu i PDK-së ka vizituar edhe një fabrikë të prodhimit të mobiljeve shtëpiake nga ku ka bërë thirrje për ndihma konkrete bizneseve në kohë pandemie.