Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar se ka formuar një grup punues, që ka për qëllim hartimin e protokollit për përdorimin e plazmës kovaleshente për pacientët me koronavirusin e ri.
“Ky është një hap para për fuqizimin e menaxhimit dhe trajtimit gjithëpërfshirës të infeksionit COVID-19. Presim që Grupi punues brenda afateve të përcaktuara ligjore ta finalizojë protokollin në fjalë”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Shëndetësisë.
Shumë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës po trajtojnë pacientët me COVID-19 (sëmundjen që e shkakton koronavirusi) me plazmën e gjakut të pacientëve të shëruar nga kjo sëmundje.
Ky lloj trajtimi bëhet duke marrë plazmën e gjakut nga pacientët e shëruar nga koronavirusi, pasi që gjaku i tyre ka antitrupa që luftojnë virusi.Transfuzioni i antitrupave krijon atë që njihet si “imuniteti pasiv” te të prekurit me COVID-19.
Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar për kujdes lidhur me trajtimin me plazmë të gjakut, pasi ka thënë se ky trajtim është i një “cilësie të dobët”.
Ndarja e gjakut nga plazma bëhet në transfuzionin e gjakut. Dhe kjo metodë është aplikuar në vazhdimësi për shumë sëmundje në Kosovë. Disa infektologë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë thënë më herët për Radion Evropa e Lirë se janë të gatshëm për një procedurë të tillë nëse merret vendim nga autoritetet kompetente.
Sipas shifrave të prezantuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, në Kosovë deri më 27 tetor, nga koronavirusi janë shëruar 15,198 persona.
BE paralajmëron mbështetësit e Rusisë
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Granti prej 100 mijë eurosh, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...