Senatorët e Komiteti i Tregtisë kërkuan një seance dëgjimore me shefat ekzekutiv të Google, Facebook dhe Twitter, si shkak i ankesave paragjykuese konservative.
Këto ankesa kanë të bëjnë me kërcënimin e ndryshimit të ligjit të njohur si “Seksioni 230”, i cili ju jep të drejtën atyre që të filtrojnë dhe kontrollojnë postimet në mënyrën që atyre ju duket e arsyeshme, shkruan “CNN”, transmeton lajmi.net.
Seanca dëgjimore vjen as një jave pas fillimit të zgjedhjeve në SHBA, pasi ata filluan të kontrollojnë postimet në mënyrë që të mos shpërndahen informata të rrejshme.
Facebook dhe Twitter, veçse kanë filluar të ndërmarrin masa rreth paragjykimeve, cenzorimeve dhe temave joadekuate në lidhje me zgjedhjet.
Senatori, Roger Wicker i akuzoi ata që në hapje të seancës se po bënin standarde të dyfishta në disavantazh të postimeve konservative.
Shefi ekzekutiv i Google u shpreh se kompania nuk punon bazuar në paragjykimet politike, transmeton lajmi.net.
Mark Zuckerberg, e përmendi rëndësinë e Seksionit 230 dhe se kompania e tij punon në terma të drejtë dhe konsistent.
Gjithë kjo vjen pas fshirjes së disa postimeve ekstreme në lidhje me Hunter Biden, djalin e të nominuarit për president nga demokratët, Joe Biden dhe disa marrëveshje biznesore të tij në Ukrainë.
Facebook thotë se ata i kanë ndaluar këto postime deri sa të vërtetohen faktet, në mënyrë që të pengohet shpërndarja e disinformatave.
Ndërsa Twitter u shpreh se disa nga materialet e publikuara ishin adresa të hakuara, pra ishin informacione që nuk duhet të ishin publike.
Autoritetet e SHBA janë duke investiguar për të parë se a ishin këto informacione më të vërtetë përpjekje për t’i bërë nam të keq ish-zëvendëspresidentit Joe Biden.
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...