Google ADS

Ndotja e madhe e ajrit në Shkup, orët e mbrëmjes dhe të natës më kritike

16:48 | 28 Tetor 2020
A. B.

Orët e natës për banorët e Shkupit janë të rrezikshme për dalje jashtë për shkak të ajrit të ndotur të cilin e regjistrojnë stacionet matëse të Ministrisë së Mjedisit Jetësor. Por, mbi të lejuarën janë edhe koncentrimet e mesme ditore të PM 10 grimcave të stacioneve matëse në Qendër, Gazi Babë, Karposh dhe Lisiçe.

Matjet në pesë-gjashtë ditët e fundit tregojnë koncentrime të larta të PM 10 grimcave në metër kub në orët e mbrëmjes dhe të natës, gjatë ditës koncentrimet sipas matjeve janë më të ulëta, por në disa pjesë dhe periudha i tejkalojnë 50 mikrogramë të lejuara.

Stacioni matës Lisiçe ka regjistruar ndotje më 23, 24, 26 dhe 27 tetor. Në datën 23 koncentrime të larta vërehen prej orës 19 deri në 3 pas mesnate, në datën 23 gjithashtu në mbrëmje prej orës 18 deri në 04 pas mesnate, më 26 prej orës 19 deri në 01 pas mesnate dhe në datën 27, gjegjësisht në 24 orët e fundit ajri i ndotur ka qenë prej orës 18:00 deri në orën 01:00 pas mesnate.

Nga matjet e arritshme në ueb faqen e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në Gazi Babë gjithashtu është vërejtur në orët e natës ndotje më 23, 24 dhe 27 tetor dhe gjithashtu njëjtë me fillim prej orës 19:00 deri në orën 02 pas Ndotja e ajrit në Shkup mbi të lejuarën, orët e mbrëmjes dhe të natës më kritikemesnate.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme