MPB-Maqedoni: 8654 persona janë në izolim, 45 në vet-izolim

16:30 | 28 Tetor 2020
A. B.

Ministria e Punëve të Brendshme për “Alsat” informon se për momentin me vendim të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, si pasojë e Covid-19, në izolim janë 8.654 persona, kurse 45 persona kanë nënshkruar deklaratë për vet-izolim.

Ndryshe, sipas statistikave të djeshme vendi ka 7.399 raste aktive me Covid-19, ndërsa numri i viktimave është 949.

Që nga fillimi i pandemisë gjithsej janë shëruar 19.479 pacientë, kurse gjithsej ka 27.827 të diagnostikuar me coronavirus.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme