Departamenti Special i Gjykatës Themelore të Prishtinës ka vendosur Urdhër Ndalues ndaj llogarive në të cilat kanë shkuar paratë e Thesarit të Shtetit.
Gjykata ka vendosur që për 30 ditë [nga 26 tetor deri më 25 nëntor] të ngrijë shumicën e të gjitha xhirollogarive në të cilat janë shpërndarë paratë nga “LDA Group”.Gazeta Insajderi ka siguruar vendimin në të cilin thuhet se urdhri vlen për bankat në të cilat kompanitë kanë pasur xhirollogari.
Dokumenti dëshmon se deri tash janë bllokuar 22 xhirollogari.
Labinot Gruda është i dyshuari kryesor i transferimit të mbi 2 milionë eurove nga Departamenti i Thesarit i Shtetit tek firma private “LDA Group”, pronë e Kadri dhe Valon Shalës, të cilat më pas i kanë shpërndarë në xhirollogaritë që tashmë janë bllokuar.
Për këtë vepër, Gruda është arrestuar dhe ndaluar për 30 ditë, ndërsa Kadri Shala është vetëdorëzuar dhe më pas i është caktuar masa e ndalimit, poashtu prej 30 ditës./Ekonomiaonline
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...