Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Goran Rakiq sot ka takuar ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Nicholas Abbott, ku diskutuan për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë, rimëkëmbjen ekonomike, problemet dhe përparësitë e vetëqeverisjeve lokale.
Sipas një njoftimi për media , Rakiq së pari shprehi shqetësim për sulmet e shpeshta ndaj popullatës dhe pronës serbe dhe kërkoi reagim nga të gjitha institucionet përkatëse, në dënim ashtu edhe në gjetjen e autorëve.
Duke folur për marrëveshjen nga Uashingtoni, bashkëbiseduesit theksuan se vazhdimi i dakordimit është prioritet.
Ministri gjithashtu e informoi Ambasadorin për aktivitetet e ndërmarra nga Ministria dhe projektet për komunat, në periudhën që nga takimi i tyre i fundit.
Në këtë takim, siç thuhet në njoftim u diskutua edhe për zgjedhjet e ardhshme për kryetarë të komunave në komunat e Mitrovicës së Veriut dhe Podujevës.
Bashkëbiseduesit ranë dakord që zgjedhjet në këto dy komuna të mbahen duke i respektuar rreptë të gjitha masat e rekomanduara në luftën kundër pandemisë, dhe në një atmosferë demokratike. /Arbresh.info/
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...