Google ADS

Francë, xhamisë në rrethin Vernon i dërgohet letër kërcënuese

13:23 | 28 Tetor 2020
Arbresh.info

Një xhamisë në rrethin Vernon në pjesën veriore të Francës i është dërguar një letër kërcënuese përmes kutisë postare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Letra e lënë në kutinë postare të xhamisë përmbante kërcënime me vdekje dhe mesazhe fyese kundër turqve, arabëve dhe komunitetit që vijnë rregullisht në xhami.

“Lufta ka filluar. Ne do t’ju dëbojmë nga vendi ynë. Ju do të jepni llogari për vdekjen e Samuel-it”, thuhet në letrën e lënë në kutinë postare të xhamisë.

Letra i referohej mësuesit francez Samuel Paty, të cilit më 16 tetor iu pre koka nga 18-vjeçari Abdullakh Anzorov me origjinë çeçene, si hakmarrje për shfaqjen e karikaturave të diskutueshme të Profetit Muhammad për nxënësit në orën mësimore për lirinë e shprehjes.

Letra po ashtu përmbante komente të shëmtuara të drejtuara kundër grave myslimane me shami.

Më herët këtë muaj, presidenti francez, Emmanuel Macron, akuzoi myslimanët francezë për “separatizëm” dhe e përshkroi Islamin si “një fe në krizë në të gjithë botën”.

Tensionet u përshkallëzuan më tej pas vrasjes së Samuel-it. Macron nderoi atë dhe tha se Franca “nuk do të heq dorë nga karikaturat tona”.

Karikaturat fyese nga revista javore satirike franceze “Charlie Hebdo” po ashtu u projektuan në ndërtesa në disa qytete.

Disa vende arabe, si dhe Turqia, Irani dhe Pakistani kanë dënuar komentet e presidentit francez ndaj myslimanëve dhe Islamit, me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, që tha se lideri francez ka nevojë për “trajtim mendor”.

Përderisa thirrjet për të bojkotuar produktet franceze po qarkullojnë në internet në shumë vende, Erdoğan popullit turk i kërkoi “të mos ndihmojë kurrë apo blejnë markat franceze”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme