Në 24 orët e fundit në Kroaci u regjistruan 2.378 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 23 vdekje të tjera, transmeton Anadolu Agency (AA).
Selia e Mbrojtjes Civile e Republikës së Kroacisë njoftoi se numri i rasteve aktive në Kroaci sot është gjithsej 12.736. Mes tyre, 932 pacientë janë në spital, nga të cilët 68 janë në respirator.
“Që nga 25 shkurti i vitit 2020, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, janë regjistruar gjithsej 40.999 njerëz të infektuar me koronavirus, nga të cilët 493 vdiqën, gjithsej 27.770 njerëz u shëruan, nga të cilët 930 në 24 orët e fundit”, njoftoi Selia e Mbrojtjes Civile.
Aktualisht 14.924 njerëz janë në vetizolim. Deri më tani, gjithsej 466.315 njerëz janë testuar, nga të cilët 8.589 në 24 orët e fundit.
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...