Fillon ndërtimi i tunelit më të gjatë nënujor në botë, lidh këto dy shtete

12:25 | 28 Tetor 2020
Arbresh.info

Pas më shumë se një dekade planifikimi, ka filluar puna për tunelin më të gjatë nënujor në botë, i cili do të lidhë Danimarkën dhe Gjermaninë përmes Detit Baltik.

Tuneli “Femarnbelt” do të zbresë deri në 40 metra nën Detin Baltik dhe do të hapet në 2029.

Tuneli, i cili do të jetë i gjatë 18 kilometra, është një nga projektet më të mëdha të infrastrukturës evropiane dhe mbi të do të investohen mbi shtatë miliardë euro.

Tuneli do të kalojë përmes brezit Fehmarn, një ngushticë midis ishullit gjerman të Fehmarn dhe ishullit danez Loland.

Tuneli, emri zyrtar i të cilit është “Fehmarnbelt Fixed Link”, do të jetë gjithashtu tuneli më i gjatë i kombinuar në botë, sepse do të ketë përbërës të autostradës dhe hekurudhës.

Ai do të përbëhet nga dy autostrada, të cilat do të ndahen nga një kalim zyrtar dhe dy hekurudha elektrike, shkruan Indeksonline.

“Sot, nëse merrni një tren nga Kopenhaga për në Hamburg, ju duhen rreth katër orë e gjysmë. Pasi të përfundojë tuneli, i njëjti udhëtim do të zgjasë dy orë e gjysmë. Shumë fluturojnë midis dy qyteteve, por në të ardhmen do të jetë më mirë të marrësh vetëm trenin.”, tha Jens Ole Kaslund, drejtor teknik në kompaninë shtetërore daneze Femern.

Projekti daton që nga viti 2008, kur Gjermania dhe Danimarka nënshkruan një marrëveshje për ndërtimin e tunelit.

Pas kësaj, u deshën më shumë se 10 vjet që të dy vendet të miratonin ligje të veçanta për këtë projekt.

Të ngjashme