Google ADS

Zyrtare: Kosova miqësore ndaj Shqipërisë me 11 nëntor

11:22 | 28 Tetor 2020
Arbresh Info

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka konfirmuar miqësoren ndaj Kombëtares së Shqipërisë.

Me 11 nëntor do zhvillohet miqësorja, derisa marrëveshja mes klubeve është arritur, shkruan portali arbresh.info.

Njoftimi i plotë i FFF-së:

” Kombëtarja e Kosovës më 11 nëntor do të zhvillojë ndeshje miqësore me Kombëtaren e Shqipërisë. Marrëveshja ndërmjet dy federatave tashmë është arritur, derisa detajet e tjera do të bëhen të ditura në ditët në vijim. Kombëtarja e Shqipërisë më herët e kishte caktuar për këtë datë miqësoren me Gjibraltarin, por ajo është anuluar për shkak të masave kufizuese ndaj pandemisë Covid-19. Kësisoj, Kosova dhe Shqipëria do të përballen në një vëllazërore tjetër që do t’u shërbejë për t’u përgatitur sa më mirë për dy ndeshjet e fundit në grupet e tyre në Ligën C të Ligës Kombeve. Dardanët më 15 nëntor do të jenë mysafirë të Sllovenisë, derisa më 18 nëntor do të jenë mikpritës të Moldavisë”, ka shkruar FFK në Facebook./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme