Migrena, gjërat që duhet të dini

01:04 | 28 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Nëse vuani nga migrena, e dini shumë mirë që termi dhimbje nuk është ai i duhuri për tu përdorur.

Dhimbja nga migrena është paralizuese. Por duke lënë menjanë dhimbjen e fortë të kokës, migrena shoqërohet gjithashtu edhe me simptoma të tjera të çuditshme, shkruan Anabel.

Do të ndjeni sytë tuaj në mënyrë të pazakontë dhe një aftësi nuhatëse jo normale.

Vizione të paqarta

Mund të keni momente gjatë të cilave ju duket se shihni fasha drite, që mund të jenë gati-gati verbuese, të cilat në fakt janë rezultat i një iluzioni vizual që ndodh brenda trurit tuaj.

Marramendje

Shumë njerëz përjetojnë një marrje të tmerrshmë mendsh, një ndjesi sikur dhoma po rrotullohet aq shumë saqë ju duket sikur do të rrëzohen nëse nuk ulen. Shpesh këto marramendje, shoqërohen edhe me të përziera. Rastet e migrenës pothuajse përherë shoqërohen me marrje mendsh të forta.

Dhimbje therëse

Hulumtimet tregojnë se në disa momente aktivizohen disa nerva që ju bëjnë të ndjeni dhimbje aq therëse sa ju duket sikur ju shpojnë gjilpëra. Pas kësaj nervat shkojnë në përgjumje gjë që ju shkakton mpirje. Pra keni ndjesinë e shpimit therës, pas të cilit vjen një ndjesi mpirjeje që zakonisht ndihet tek duart.

Ndjeshmëri e lartë në prekje

Ashtu sikurse kur digjemi nga dielli, në disa zona të caktuara shqisore, shkaktohet një dhimbje e mprehtë kur prekim dicka me dritë. Kjo gjendje shkaktohet nga enët e nxehta të gjakut, të cilat turbullojnë nervat dhe shkaktojnë dhimbje në tru dhe shpinë.

Fytyrë “qesharake”

Gjendja e fytyrës, gojës, gjuhës mund t’ju pengojë në të shprehur dhe t’ju njollosë ligjeratën. Gjithashtu mund të shfaqni vështirësi dhe në të kujtuarit e fjalëve.

Aroma të pakëndshme

Aromat të cilat nuhasni, mund t’ju duken të rënda dhe ju shkaktojnë përzierje. Nuk jeni të vetmit, pothuajse të gjithë njerëzit që vuajnë nga migrena përjetojnë të njëjtën ndjeshmëri të tepruar nuhatëse. Fatkeqsisht kjo nuk i bën biskotat e sapopjekura më të shijshme. Në vend të kësaj, një pjesë e trurit mbingarkohet në zonën e nuhatjes duke bërë dhe stomakun tuaj, më të ndjeshëm.

Ndjeshmëri e lartë ndaj diellit.

Ekspozimi në ambjente shumë të ndritshme dhe me diell, nuk do t’ju ndihmonte të parandalonit dhimbjet. Ekspozimi ndaj diellit i jep sinjale nervave tuaj optikë, të cilët i dërgojnë sinjale trurit për të aktivizuar receptorët e dhimbjes. Mekanizmi është aq i fuqishëm saqë të verbërit që vuajnë nga migrena, e vuajnë tmerrsisht këtë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme