Nuk ndalen francezët, Charlie Hedbo publikon karikaturën me Presidentin turk

00:56 | 28 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Revista e përjavshme satirike Charlie Hebdo publikoi faqen e parë të numrit që pritet të dalë këtë të mërkurë dhe që i kushtohet Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoganit.

“Charlie Hebdo” e ka titulluar karikaturën: “Erdogan, në jetën private, është shumë qesharak”.

Shkak është bërë përplasja e fortë që Erdogan ka pasur me Presidentin francez Emmmanuel Macron pasi ky i fundit mbështeti publikimin e karikaturave të profetit Muhamed.

Erdogan e ka quajtur Macronin në gjendje jo të mirë mendore dhe u bëri thirrje vendeve myslimane që të mos blejnë produkte franceze./lapsi/

Të ngjashme