Numri i rasteve të konfirmuara me Covid-19 në mbarë botën është afër 45 milionë, 1,169,595 njerëz kanë vdekur deri më tani, ose rreth 4 përqind, dhe 32,347,529 njerëz janë shëruar.
Aktualisht janë 10,621,774 raste aktive, sipas të dhënave nga faqja e internetit e Ëorldometers, transmeton portal arbresh.info
Simptoma të lehta të sëmundjes shfaqen nga 99 përqind e pacientëve, ose 10,541,893 njerëz, ndërsa 79,881 pacientë janë në gjendje kritike, pra një përqind.
Numri më i lartë i rasteve të konfirmuara është ende në Shtetet e Bashkuara, 9,010,027, ndjekur nga India me 7,988,735, Brazili me 5,415,671, Rusia me 1,547,774 dhe Franca dhe Spanja me rreth 1,2 milion secila.
Situata epidemiologjike në Europë është duke u përkeqësuar dita ditës, pasi numri i rasteve të reja është duke u rritur me shpejtësi.
970 gjoba për mosrespektuesit e masave ndaj koronavirusit
Franca kryeson me më shumë se 33,000 pacientë në 24 orët e fundit, Britania e Madhe me 22,885, Italia me 21,994, Spanja me 18,418 dhe Rusia me 16,550 të infektuar rishtas.
Drejtori ekzekutiv i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Mike Ryan vlerësoi se Europa ka nevojë për përshpejtim serioz në luftën kundër pandemisë dhe paralajmëroi se mungesa e kapacitetit për monitorim efikas të kontakteve mund të dërgojë në përkeqësim të situatës, raporton Reuters.
Europa ka 46% të të rasteve me Covid-19 në botë, me një të tretën e vdekjeve mes pacienteve me Covid-19 në botë, tha Ryan në një konferencë për shtyp në Gjenevë./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...