Janë bërë pesë vjet prej kur Kosova dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Megjithatë, sipas ekspertëve, Kosova nuk ia ka dalë t’i përmbushë shumë kritere të kësaj marrëveshje.
Në tetor të 2015-tës, ish-kryeministri Isa Mustafa, e asokohe krye diplomatja evropiane, Frederica Mogherini, nënshkruan marrëveshjen e parë dhe të vetme deri tash kontraktuale mes Kosovës e Bashkimit Evropian, atë të Stabilizim Asociimit.
Kështu, Kosova zotohej se do t’i përmbushte obligimet që dalin nga MSA-ja, në mënyrë që të vazhdojë rrugën e saj integruese drejt Bashkimit Evropian.
Mirëpo, pesë vjet pas, analistët vlerësojnë se institucionet kosovare lënë shumë për të dëshiruar në zbatimin e saj.
“Në aspektin praktik mendoj se kanë mbet shumë gjëra, përveç nënshkrimit, hyrjes në fuqi, vendosjes së raporteve bilaterale me BE-në, që janë obliguese në një formë, përveç kësaj mendoj se kanë mbetur shumë aspekte të tjera që duhet të zbatohen dhe mendoj se institucionet e tona lënë shumë për të dëshiruar kur flasim për zbatimin e kësaj marrëveshje”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Emrush Ujkani.
E për Butrint Berishën nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike, edhe Bashkimi Evropian në disa pika nuk tregoi interes për zbatim.
“Edhe në pjesën e BE-së ka pasur pjesë ku ka mundur të bëhet më shumë, ta zëmë tek titulli 2 i MSA-së, që trajton politikën e jashtme, aty parashihet që Kosova dhe Bashkimi Evropian të harmonizojnë politikën e jashtme dhe të sigurisë, madje aty ceket gjithashtu që BE-ja do të ndihmojë Kosovën për anëtarësim brenda shoqërisë ndërkombëtare ku lejohet, d.m.th. parashihet që BE-ja ta ndihmojë Kosovën për anëtarësime në organizata ndërkombëtare, sidoqoftë për këtë pikë nuk ka pasur interes nga ana e BE-së që të zbatohet”, deklaroi Butrint Berisha.
Në Kosovë, sipas dy analistëve ishte pritur me entuziazëm nënshkrimi i MSA-së. Megjithatë, kaq vjet pas arritjes së marrëveshjes, vendi nuk ka përmbushur pritshmërinë.
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet