Google ADS

Shaqiri e nis, Jota e mbyll aksionin e bukur të Liverpoolit

22:55 | 27 Tetor 2020
A. B.

Liverpooli ka kaluar në epërsi ndaj Midtjylland në pjesën e dytë me golin e shënuar nga Diego Jota.

Pjesa e parë u mbyll pa gola edhe pse ‘The Reds’ tentuan disa herë të kalonin në avantazh.

Por goli erdhi në minutën e 55-të të takim, pas një aksioni të bukur të vendasve.

Alexandre Trend Arnold pasoi te Xherdan Shaqiri, i cili vazhdon aksionin me një pasim të bukur pas shpinës së mbrojtjes duke ia vazhduar anglezit, i cili e gjen në zonë Diego Jotan që shënon për 1-0.

Në mesin e pjesën së dytë Jurgen Klopp angazhoi edhe yjet e ekipit si Sadio Mane e Mohamed Salah, që ishin lënë në pushim. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme