Google ADS

Anulohet avioni me 40 shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia që pritej të vinin nga Libani në Tiranë

22:42 | 27 Tetor 2020
L G

Ndonëse ishte paraparë që sonte rreth orës 21:00 nga kampi Al Howl, në Siri në Aeroportin e Tiranës të arrinin 40 shqiptarë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, të cilët po qëndronin në kampet siriane, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Ky avion nuk do të ateroi sonte në Tiranë.

Ekipi i arbresh.info gjendet në Aeroportin e Tiranës, dhe ka sjell detaje nga afër.

Për arbresh.info ka folur njohësi i çështjeve të Sigurisë, Bedri Elezi.

Ai ka thënë se shkak i disa problemeve, ky avion nuk mund të ateroi sonte në Tiranë.

“Kane disa probleme”, është Elezi.

Ai, gjatë ditës ka bërë të ditur se në mesin e këtyre personave qe do te kthehen nga Siria, ka edhe fëmije e gra nga Kosova dhe një familje është nga Maqedonia e Veriut.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme janë kthyer pesë persona nga Siria, katër fëmijë dhe një grua.

Arbresh.info do të ju mbajë të informuar në lidhje me kthimin e këtyre 40 personave nga kampet siriane në Tiranë./arbresh.info/

 

 

Të ngjashme