Mustafa: Hoti po dëshmon se ka guxim dhe vendosshmëri ta luftojë krimin dhe korrupsionin

22:38 | 27 Tetor 2020
A. B.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka lavdëruar kryeministrin aktual, Avdullah Hoti.

Mustafa përmes një postimi në ‘facebook’, tha se Hoti po dëshmon se ka guxim dhe vendosshmëri ta luftojë krimin dhe korrupsionin, shkruan portali arbresh.info

Tutje Mustafa tha kjo është e vetmja rrugë për një njeri të pastër si Hoti.

Postimi i tij i plotë:

Miq të nderuar

Kryeministri Hoti po e dëshmon se ka guxim dhe vendosshmëri ta luftojë krimin dhe korrupsionin.
Është i dijshëm dhe i pakorruptuar andaj edhe i pavarur dhe pashantazhueshëm në marrjen e vendimeve të forta. Thirrja në mekanizma kushtetues dhe ligjor për ta luftuar krimin, mund të mos i pëlqej dikuj, por jam i bindur se është e vetmja rrugë për një njeri të pastër, si Kryeministri Hoti. IM /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme