Zemaj paralajmëron masa të rrepta kundër Covid-19: Vatrat apo burimet e infeksionit, do të kenë trajtim të veçantë

18:27 | 27 Tetor 2020
L G

Ministri i Shëndetësisë (MSH), Armenda Zemaj, ka takuar sot përfaqësues të institucioneve të përfshira direkt në menaxhimin e pandemisë Covid-19.

Gjatë këtij takimi, Zemaj ka kërkuar angazhimin dhe përkushtimin e plotë në përballjen me virusin Covid 19.

“Në takimin e përbashkët me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, të Asociacionit të Komunave të Kosovës, inspektoratet qendrore dhe lokale, koordinatorët rajonalë dhe akterë të tjerë të përfshirë në menaxhimin e pandemisë Covid-19, ritheksova seriozitetin e gjendjes”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Numri i rasteve të mëdha, sipas tij duhet ndalur, dhe për këtë askush nuk duhet ta luaj rolin e spektatorit.

“Lakorja e rasteve të reja do ndalur. Të gjithë jemi përgjegjës, andaj, kërkova angazhimin dhe përkushtimin e plotë në përballjen me virusin Covid 19. Askush nga institucionet, por edhe qytetarët, duke i respektuar masat, nuk guxojnë të luajnë rrolin e spektatorit”, ka theksuar Zemaj.

Zemaj, ka paralajmëruar masa të rrepta për vatrat e infeksionit.

“Respektimi i rregullave dhe masave është çelësi i suksesit. Pakica e padisiplinuar nuk do të lejojmë të bëhet përcaktuesi i jetës tonë dhe masave drastike të karantinës dhe pezullimit të jetës tonë publike e shoqërore. Vatrat apo burimet e infeksionit, do të kenë trajtim të veçantë”, ka shkruar Zemaj./arbresh.info/

Të ngjashme