A munden kompjuterët ta parashikojnë të ardhmen?

15:26 | 27 Tetor 2020
Arbresh.info

Shkencëtari iranian, Ali Razeghi, ka patentuar atë që e quan “Makina e udhëtimit në kohë Aryayek”. Ai thotë se ky aparat përdor algoritmet e kompjuterit për të parashikuar 5-8 vjet në të ardhmen.

Ai thotë se ky aparat mund të përdoret për të parashikuar veprimet ushtarake të vendeve të tjera. Ai ende nuk e ka lansuar një prototip të kësaj makine, meqë ka frikë se do ta vjedhin kinezët dhe do ta prodhojnë në masë.

Por, ky nuk është tentimi i parë shkencor i parashikimit të së ardhmes me anë të pajisjeve.

Ekziston diçka që quhet “Living Earth Platform” (Platforma e tokës së gjallë), që është një simulim evropian kompjuterik, me qëllim të simulimit të të gjitha aspekteve të jetës në Tokë.

Në epokën e zhvillimit të kompjuterizimit kuantik, aftësia për të krijuar reprezentime digjitale të së ardhmes duket e mundshme.

Kompjuterët mund ta parashikojnë të ardhmen, por janë njerëzit ata që do t’ia shesin atë ofertuesit më të madh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme