Vjedhja e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, la tre projekte të paralizuara

14:51 | 27 Tetor 2020
Arbresh.info

Në konferencën e mbajtur sot në lidhje për një lajm që ka qarkulluar për Ministrinë e Infrastrukturës se kompania e Kadri Shalës ishte kontraktore e kësaj ministrie, por ky lajm nuk ka qenë i vërtetë.

Kështu ka thënë, ministri i këtij dikasteri, Arban Abrashi, raporton arbresh.info.

“Një informatë, ka qarkulluar lajmi që kompania ka qenë i kontraktuar në Ministrinë e Infrastrukturës, por nuk është i vërtet ky lajm, e nuk kemi kontratë të hapur me këtë kompani. Unë kam kërkuar nga sekretari të më tregoj dhe ai më ka sqaruar se ajo nuk është klient i ministrisë dhe nuk ka të bëj fare ose nuk ka pasur kontratë me ministrinë”, ka thënë Abrashi.

Ndërkaq sekretari i kësaj ministrie Izedin Bytyçi, ka thënë se këtë informatë të vjedhjes së 2 milion eurove nga Thesari i Shtetit e kemi marrë më datën 19 tetor, e më këtë vjedhje që ka ndodhur nuk ka zyrtarë të intervistuar nga kjo ministri.

“Kam pranuar informatën në datën 19 tetor, por kjo vjedhje ka ndodhur nga Ministria e Financave, këtë ditë e kemi lajmëruar ministrin e Financave me e-mail, e zyrtarë tanë kanë komunikuar me këtë ministri, ne nuk kemi pasur përgjigje nga ta. Nuk ka zyrtarë të intervistuar nga ministria e Infrastrukturës”, ka thënë sekretari i kësaj ministrie.

Ndërsa, ka sqaruar se mjetet janë marr prej 3 projekteve të Ministrisë së Infrastrukturës.

“Mjetet janë marr prej 3 projekteve, si projekti Zhur- Dradash-Brod, janë marr nga projekti Prishtinë-Mitrovicë dhe nga projekti Prizren-Prevallë”, ka sqaruar sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës, Izedin Bytyqi./Arbresh.info

Të ngjashme