Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet që janë duke u zhvilluar, Arbëria – Drita dhe Feronikeli – Llapi.
Drita është në epërsinë e një goli ndaj Arbërisë, ndërsa Feronikeli dhe Llapi kanë luajtur pa gola në pjesën e parë, shkruan portali arbresh.info.
Në ndeshjen mes Arbërisë dhe Dritës, kampioni i Kosovës realizoi gol, por që u anulua shkaku i pozitës jashtë loje.
Ndërsa, në fundin e pjesës së parë Drita arriti të realizoi në minutën e 45-të përmes Shabani-t.
Rast të mirë kishin edhe vendasit që brenda një periudhe edhe dominuan ndeshjen, por pafat në konkretizimin e rasteve.
Kurse, në takimin tjetër, loja ishte e hapur me dy skuadrat që më shumë provonin nga lartësia dhe assesi nuk ia dolën të shënojnë.
Mbetet të shihet gjatë 45-minutëshit të dytë nëse do këtë ndonjë fitues./arbresh.info.
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...
Policia shpall në kërkim personat që shihni në foto
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të i...