Shefi i BE-së në Kosovë takon deputetët e LDK-së, ka një thirrje për partinë e Mustafës

14:13 | 27 Tetor 2020
Arbresh.info

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovës, Tomas Szunyog është takuar sot në Kuvend të Kosovës me përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Lajmin e ka bërë të ditur Szunyog përmes një shkrimi në Twitter, derisa ka shpërndarë edhe foto nga takimi.

Në takimin ku nga LDK-ja kanë qenë shefi i grupit parlamentar, Arben Gashi dhe deputeti Shkëmb Manaj, Szunyog thotë se është folur për reformat që lidhen me Bashkimin Evropian, ato që duhet të zbatohen dhe të japin rezultate.

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë ka kërkuar nga LDK-ja që të koordinohet me partnerët e koalicionit dhe opozitës për çështje të cilat janë me interes kombëtar./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme