Holanda e vendosur tek progresi i kërkuar, Shqipëria në ditë vendimtare për ta bindur

13:21 | 27 Tetor 2020
Arbresh.info

Duke hedhur poshtë pretendimet për qasjen bllokuese të Holandës ndaj hapjes së negociatave të Shqipërisë, Euronews Albania mësoi më shumë nga burime të besueshme për diskutimet në parlamentin holandez për zgjerimin e BE.

Sipas burimeve, skepticizmi i Holandës lidhet me verifikimin nga qeveria shqiptare të progresit të arritur, i cili duhet të jepet me shkrim javën e ardhshme dhe që përputhet me atë që është kërkuar në mars.

Ditën e sotme një delegacion i parlamentit shqiptar mban një takim online me komisionin parlamentar për Çështjet Europiane në parlamentin holandez. Euronews Albania mësoi se ata do të diskutojnë në lidhje me çështjet e zgjerimit.

Komisioni Europian e publikoi paketën vjetore të zgjerimit, pjesë e së cilës është dhe raporti i progresit për Shqipërinë 2020, më 6 tetor.

Qeveria holandeze do t’ia dërgojë parlamentit vlerësimin e paketës së zgjerimit, e cila do të ndiqet nga një debat më 3 nëntor.

Burimet thonë se parlamenti hollandez i ka dërguar qeverisë një sërë pyetjesh faktuale në lidhje me paketën e zgjerimit të publikuar nga Komisioni Europian. Qeveria do t’i përgjigjet edhe këtyre pyetjeve në javën që vijon.

Në Bruksel, vendet anëtare të BE-se janë duke diskutuar draft Kuadrin Negociator për Shqiperinë. Me tu dakortësuar, ai do të miratohet nga Këshilli Europian për Çështjet e Pergjithshme, që pritet të mbahet në takimin e 10 nëntorit.

Për të organizuar Konferencën e Parë Ndërqeveritare (KPN) Shqipëria duhet të bindë vendet anëtare se ka bërë progres të mjaftueshëm mbi kushtet e vendosura nga Këshilli në muajin mars.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme