Për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, si pasojë e keqmenaxhimit të pandemisë, Shqipëria rrezikon më shumë sesa mbyllja, atë të kolapsit të ekonomisë dhe shëndetësisë.
Sipas Bashës, paratë nuk kanë shkuar për shqiptarët, por për oligarkët.
“Shqipëria rrezikon shumë më shumë sesa ajo që thatë ju. Shqipëria rrezikon një kolaps të paprecedente të ekonomisë dhe shëndetësisë. 6 muaj pas sakrificës së shqiptarëve ekonomia është në kolpas. Paratë e shqiptareve në kohë krizë nuk kanë shkuar për të ndihmuar shqiptarët. Shqipëria ka shpenzimet më të larta për oligarkët dhe koncesionet”, tha Basha.
Sipas tij, Rama po sillet si armik i popullit. Ndërsa për të dalë nga kjo situatë duhet të zbatohet plani i PD.
“Detyra ime në kushtet kur sot si opozitë kemi vetëm fjalën është jo vetëm të tregojmë se çfarë ka ndodhur, por të tregojmë edhe rrugën e daljes. Rruga e daljes është plani i opozitës. Nëse gjendja po shkon drejt kolapsit është sepse Rama po sillet si armik i popullit”, u shpreh Basha.
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...