Google ADS

Bonucci mungon në stërvitjen e Juventus-it, në dyshime për përballjen ndaj Barcelonës

12:40 | 27 Tetor 2020
Arbresh Info

Derisa Juventus-i është duke pritur rezultatin e testit së Cristiano Ronaldo-s, qendërmbrojtësi Leonardo Bonucci është stërvitur i ndarë nga grupi.

Trajneri Andrea Pirlo ka probleme në mbrojtje dhe thuhet se Weston McKennie mund të jetë zgjidhja e përshtatshme, transmeton portali arbresh.info.

Por, Bonucci që u largua nga fusha në ndeshjen ndaj Hellas Verona-s shkaku i problemeve muskulore, nuk arriti të jetë në stërvitje së bashku me bashkëlojtarët.

Dje, “Zonja e Vjetër” me komunikatë theksoi se italiani nuk ka probleme serioze muskulore, mirëpo mbetet në dyshime për sfidën ndaj gjigantit të La Liga-s.

Nga ana tjetër, Ronaldo është duke pritur testin e fundit me shpresën që të jetë i pranishëm në duelin ndaj Lionel Messi-t.

Atij i duhet të rezultojë negativ, në mënyrë që të lejohet të jetë i pranishëm.

Në stërvitje munguan edhe Giorgio Chiellini dhe Matthijs de Ligt./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme