Tërmet me fuqi 5,2 ballë godet Iranin

12:08 | 27 Tetor 2020
Arbresh.info

Një tërmet me fuqi prej 5,2 ballë sipas Rihterit ka goditur Iranin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Enti Sizmologjik i Teheranit tha se epiqendra ka qenë në rajonin Behabada në Yezd.

Tërmeti është regjistruar në thellësi prej tetë kilometrave.

Nuk janë raportuar viktima dhe dëme materiale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme