Vjedhja e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, Ministria e Infrastrukturës mban konferencë për media

12:06 | 27 Tetor 2020
V. S.

Vjedhja e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Republikës së Kosovës ka shkaktuar skandal brenda institucioneve të vendit, përkatësisht, Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës.

Për këtë kjo ministri sot do tw mbaj konferencë për media.

“Ministria e Infrastrukturës informon median se sot, e martë (27 tetor 2020), në ora 13:30, organizon konferencë për medie, lidhur me raportimet e medieve për vjedhjen e dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit”, thuhet në njoftim .

Deri më tani sqarime lidhur me një skandal të tillë ka dhënë Hikmete Bajrami, derisa sot para mediave do të flasin edhe nga Ministria e Infrastrukturës, zyrtarët e të cilës edhe kanë zbuluar vjedhjen./arbresh.info/

Të ngjashme