Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar ish-kryetarin e komunës së Suharekës Ukë Bytyçin në 18 vjetorin e vrasjes.
Por Osmani nuk dihet nëse është në dijeni se vrasësi i Ukë Bytyqit është në burg dhe është dënuar për këtë krim.
Osmani ka kërkuar të zbardhet vrasja e Ukë Bytyqit, gjë që tregon se ajo nuk ka informacion se vrasësi i Ukë Bytyçit është në burg, shkruan Arbresh.info.
“Liria e vendit do të mbetet e paplotë për aq kohë sa këto vrasje politike do të jenë të pazbardhura.”, ka shkruar Osmani ndër të tjera.
Postimi i plotë i Vjosa Osmanit:
Sot, në 18-vjetorin e vrasjes, ne e kujtojmë kryetarin e Suharekës, Ukë Bytyqin, udhëheqësin e jetës politike e institucionale në Suharekë, bashkëmendimtarin e bashkëveprimtarin e presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës. E kujtojmë familjarin e mirë e prijësin e urtë, i cili Suharekës e suharekasve ua dha modelin e prijësit guximtar e të vendosur, jo vetëm për organizimin e jetës paralele gjatë lëvizjes për pavarësi, në vitet ’90, duke qenë prijës i LDK-së në këtë komunë, por edhe për organizimin e luftës, duke marrë pjesë në organizimin e celulave të para të UÇK-së, dhe pas luftës, kur mori përsipër t’u printe qytetarëve të këtij qyteti në ndërtimin e jetës institucionale e politike.
Guximi e vendosmëria, urtia e fjala e peshuar e shndërruan Ukën në njeri të besueshëm për qytetarët e Suharekës dhe gjithë Kosovës. Së bashku me përcjellësit e tij, Bafti Bajramin e Bajram Bytyçin, ai u vra pikërisht sepse po i promovonte idealet për të cilat u sakrifikuan breza të tërë atdhetarësh: jetën e lirë e shtetin e konsoliduar, në të cilin respektohen liritë dhe të drejtat njerëzore, përfshirë edhe të drejtën e votës së lirë e të manifestimit paqësor, të cilat konsiderohen fundament i shtetësisë.
Liria e vendit do të mbetet e paplotë për aq kohë sa këto vrasje politike do të jenë të pazbardhura.
Kujtojmë, që vrasësi i Bytyçit ishte dënuar me 20 vite burg.
Ky është njoftimi i plotë i cili u lëshua për media në vitin 2002 në kohën kur është dënuar vrasësi i Ukë Bytyqit, Jetullah Kryeziut nga Suhareka.
“Trupi gjykues, i përbërë nga dy gjykatës ndërkombëtarë dhe një shqiptar e dha vendimin e tij dje”, tha zëdhënësi i UNMIK-ut, Andrea Angeli. Gjykata dënoi me 20 vjet burg për vrasje të shkallës së parë Jetullah Kryeziun. Ndërsa me gjashtë muaj burg u dënua nipi e vrasësit, Mentor Kryeziu. Sipas gjykatës, 21-vjeçari e ka ndihmuar xhaxhanë të fshihet pas vrasjes së bujshme në Suharekë. Vrasja e tetorit të kaluar tronditi thellë të gjithë qytetin duke ngjallur frikën për ashpërsim të rivalitetit midis partive në Kosovë. Vrasja e Bytyçit është një nga krimet më të bujshme me motive politike në Kosovë. Ajo u dënua tetorin e kaluar nga kreu i UNMIK-ut, Mikael Shtajner si dhe autoritetet vendore. Vrasja u dënua ashpër edhe nga autoritetet ndërkombëtare, të cilat shprehën shqetësimin se krimi do të krijonte një situatë të tensionuar dhe problematike në vend si dhe do të nxiste hakmarrje mes palëve.
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...